Moderatorja Alketa Vejsiu i ka kërkuar falje publike këngëtares Arilena Ara. Alketa ka ndarë në Instagram një video nga vitit 2013 kur Arilena ishte pjesë e “X Factor”. Në momentin e shkëputur Arilena vrapon e emocionuar drejt Alketës dhe e përqafon.

Ky përqafim vlen sa 1000 fjalë. Më fal Arilena Ara. Të dua. Bashkë në kërkim të gjërave të bukura”, -ka shkruar Alketa teksa ka zgjedhur që të bllokojë komentet në këtë postim. Ndërsa nga këngëtarja ende nuk ka asnjë reagim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Arilena dhe Alketa kanë patur një raport shumë të ngushtë, të nisur vite më parë kur Arilena, ende fëmijë mori pjesë te ‘Gjeniu i vogël’ ku Alketa ishte prezantuese. Lidhja mes tyre u shkëput gjatë ‘Festivalit të Këngës’ të vitit 2019.

Arilena arriti të triumfonte për të na përfaqësuar në ‘Eurovision’ duke i lënë vendin e dytë Elvana Gjatës. Gjë që shkaktoi shumë bujë dhe kontestime, me publikun që u nda në dy kampe: ata që mbështesnin Arilenën dhe ata që mbështesnin Elvanën. E kampit të dytë duket se i përkiste edhe Alketa.

Moderatorja i kërkoi një ndjesë publike Elvanës, duke u shprehur se votimi i jurisë nuk ishte në dorën e saj dhe ajo s’mundi t’i jepte dot zë zërit të publikut. Kjo gjë duket se nuk i pëlqeu Arilenës, e cila nuk vonoi shumë dhe e hoqi moderatoren nga Instagram-i. Më pas të njëjtën gjë bëri edhe Alketa.

Leave a Reply