Për shumicën e njerëzve, kryerja e një skene seksi përpara një dhome plot me njerëz dhe kamera tingëllon si një ditë vërtet e vështirë në punë. Por për disa aktorë, është një pjesë e rregullt e saj. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që këto momente gjithmonë shkojnë pa probleme apo se për ta janë të thjeshta.

Herë pas here, aktorët eksitohen gjatë xhirimeve të skenave seksuale dhe është detyra e ekipit të produksionit që t’i mbajë gjërat profesionale dhe komode për të gjithë të përfshirët – pavarësisht situatës tejet të sikletshme.

David Thackeray, një koordinator intimiteti për shumë studio të Hollivudit, shpjegoi se si aktorët dhe produksioni i trajtojn këto momente aksidentale të “zgjimit”. Sipas Thackeray, është e rëndësishme të “kuptohet se kjo është normale dhe se gjëja më e keqe që mund të bëni është të vazhdoni”.

Sipas tij, është e rëndësishme të pranosh atë që po ndodh në vend që ta injorosh atë

“Në vend që ta lëmë në harresë ose të drejtojmë gishtin, në këta skenarë ne u japim të gjithëve një pushim të shpejtë. E quajmë time-out!”, thotë David.

Është diçka që ndodh dhe është e pashamngshme. Thënë kështu, për interesat më të mira të të gjithëve, është e rëndësishme që të përgatitet i gjithë ekipi përpara xhirimit të skenave seksuale.

“I themi edhe ekuipazhit për skenat që do xhirohen, në mënyrë që të jenë të vetëdijshëm për lakuriqësinë që do shohin dhe të mos befasohen”.

Gjatë një interviste në janar 2019 me Mashable, koordinatorja e intimitetit Ita O’Brien (e cila ka punuar në Sex Education të Netflix) ndau një qasje të ngjashme për xhirimet e skenave seksuale.

“Unë jam atje për t’i ndihmuar, duke u siguruar që të gjithë të jenë në rregull me skenat dhe lakuriqësinë. Unë jap një strukturë dhe proces për të kaluar nëpër skena seksi. Pasja e asaj strukture definitivisht është e dobishme në rast se dikush fillon të ndihet në një lloj mënyre.”

Sa shpesh ndizen aktorët gjatë xhirimit të skenave seksuale?

Është një ide e mirë të kesh një strukturë në vend në rast se gjërat kthehen në më shumë se territor profesional, por mund të mos jetë gjithmonë e nevojshme. Shpesh, kur aktorët diskutojnë punën prapa skenave të seksit, gjërat tingëllojnë më shumë të mundimshme sesa dashurore.

Gjatë një interviste të janarit 2021 me Glamour, Phoebe Dyvenor foli për xhirimet e skenave më me avull – dhe nuk ishte aq e lehtë.

 “[Skena e masturbimit] ishte skena më e vështirë për t’u xhiruar… Ndihesh shumë e pambrojtur në ato skena,” shpjegoi ajo. “Udhëzimet e skenës janë shumë specifike: duhet të përfundosh duke pasur një orgazëm.”

Të famshëm të tjerë gjithashtu kanë hapur mendimet e tyre për xhirimet e skenave seksuale. Justin Timberlake, i cili filmoi shumë skena seksi me Mila Kunis për “Friends with Benefits”, i tha BBC-së:

 “Në fakt është disi e bezdisshme, je aty për 12 orë, është rraskapitëse. Të gjitha ato skena rrotullohen rreth dialogut dhe humorit fizik, është kaq e lodhshme.”

Samira Wiler nga “Orange Is The New Black” gjithashtu ndjeu sikur skenat e saj seksuale ishin padyshim jo seksi.

“Patjetër që nuk ishte seksi. Ndihej shumë mekanike”, tha ajo për Huff Post në 2014.

Caitriona Balfe e “Outlander” kishte një mendim të ngjashëm për xhirimet e këtyre momenteve intime.

“Nuk mund të them se më pëlqejnë të gjitha skenat seksi. Ata nuk janë kurrë më argëtueset për t’u filmuar”, tha ajo për Express në shkurt.

Burimi: Pop Sugar