Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan bëri të ditur se Ministri i Jashtëm, Mevlut Çavuşoğlu do të shkojë në Ukrainë dhe Rusi për të biseduar dhe negociuar për vendosjen e armëpushimit.

“Ai do përpiqet të arrijë një armëpushim dhe paqe” – tha Erdogan.

Kreu i Shtetit turk, tha se takimet e ministrit të jashtëm do të zhvillohen ditën e nesërme.

Ndërkohë në Ukrainë, ditën e sotme kanë mbërritur kryeministrat e Polonisë, Sllovenisë dhe Republikës Çeke kanë mbërritur në Kiev.