Një grua ka rrëfyer se si kapi mat burrin e saj prej tre dekadash duke folur me një tjetër por më pas ai e akuzoi për shkelje të privatësisë. Gruaja rrëfen për “The Sun”, se nisi ta ruante bashkëshortin, me të cilin është bashkë prej 30 vitesh, pasi kishte gjetur një faturë të dyshimtë në xhepin e tij.
Ajo rrëfen se disa javë më parë, i kishte thënë se do të shkonte në një udhëtim pune por kjo nuk e kishte bindur. Gruaja gjeti një faturë me datën ku supozohej se duhet të ishte në udhëtim, ku theksohej se kishte paguar një darkë për dy veta. Më pas, ajo thotë se kontrolli telefonin ku gjeti shumë mesazhe me një grua.
“Nuk kisha qetësi, kështu që ndërsa ai po bënte dush, kontrollova edhe celularin e tij dhe gjeta mesazhe me një grua tjetër. E pyeta menjëherë për këtë, por në vend që të më kërkonte falje dhe të më shpjegonte gjithçka, ai filloi të bëhej histerik dhe më akuzoi për shkeljen e privatësisë së tij”, shkroi ajo për “The Sun”.
Disa nga mesazhet përshkruanin shumë qartë se çfarë do të donte të bënte me të në shtrat. Nga mesazhet dukej qartë se ata ishin në kontakt të vazhdueshëm dhe se shiheshin shumë shpesh dhe e lëndonte që ai i kushton kaq shumë vëmendje dikujt tjetër.
“E di që tani ajo do t’i fshijë mesazhet që të mos i gjej, dhe më vonë do ta thërrasë përsëri. Ai ka shumë dashuri për mua dhe mendoj se ai dëshiron vetëm seks me këtë grua, por kam frikë të flas me të, sepse ai do të më bërtasë përsëri dhe do të më thotë xheloze”, vazhdoi ajo.