Presidenti i SHBA, Joe Biden ra nga biçikleta, teksa u ndal për të përshëndetur mbështetësit e tij gjatë një udhëtimi në Rehoboth Beach, Delaware. Nga “aksidenti”, ai tha se ishte i padëmtuar pasi u ngrit menjëherë në këmbë.

“Unë jam mirë,”-tha Biden pas rrëzimit, që ndodhi para shtypit. Biden bën xhiro me biçikletë në bregun e Delaware gjatë fundjavave.