Chloe Ferry ka vendosur që të ndahet me të dashurin, Johnny Wilbo, pasi ai e kërcoi duke i thënë se do ta linte mamanë e saj të pastrehë.
Ylli i “Geordie Shore” e konfirmoi lajmin këtë javë dhe u shpreh se gjërat kishin marrë fund pasi mori raporte të shumta se ai u dërgonte mesazhe grave të tjera.
Burime pranë 26-vjeçares kanë thënë se gjërat filluan të përkeqësoheshin kur Johnny ishte shumë i vendosur që të dëbonte nënën e saj, Liz, nga shtëpia që është në pronësi të Chloe, pasi mori vesh se një futbollist dëshironte që ta blinte atë.
Si pasojë, situata shkaktoi një grindje të madhe në familje dhe Ferry u ndie e flustruar.
“Chloe ka qenë gjithmonë shumë e afërt me mamanë e saj, por Johnny krijoi një situatë tensionuese mes tyre”, tha një burim, duke shtuar: “Ai donte ta nxirrte me çizme nga shtëpia ku ajo jeton – duke e lënë pjesën tjetër të familjes të zemëruar”.
Sipas burimit, të gjithë janë të kënaqur që ai është larguar sepse Chloe po izolohej gjithnjë e më shumë.
“Siç mund të jeni të gjithë të vetëdijshëm, ka thashetheme për partnerin tim Johnny duke u dërguar mesazhe vajzave të shumta pa dijeninë time. Këto thashetheme janë të vërteta dhe Johnny nuk është më partneri im, por tani është ish-partneri im”, tha 26-vjeçarja në fillim në kësaj jave.