-640-0-berisha-4-1732698750
Berisha pranon kërkesën e Metës për të kandiduar në Fier si deputet në listat e sigurta të PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar se Ilir Meta, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, do të jetë pjesë e listave të sigurta për zgjedhjet e ardhshme.
Berisha e ka konsideruar praninë e Metës në listat e PD dhe koalicionit si një nxitje të madhe për shqiptarët, duke theksuar se kjo do të forcojë besimin për një Shqipëri të lirë dhe të drejtë.
Ai shtoi se Meta do të jetë pjesë e listës së mbyllur, duke garantuar se ndikimi i tij në vota dhe rezultatet e Partisë së Lirisë do të jetë kyç për suksesin e koalicionit. /gazetajone