Ada Deda, vajza e ish-deputetes, Albina Deda, është një ndër vajzat më bukuroshe të showbizzit shqiptar.

Pak nga emri i nënës, por më shumë nga bukuria e saj, ajo gjithmonë ia del të jetë në qendër të vëmendjes. Ndonëse vera ka përfunduar, galeria me fotot nga pushimet e Adës mbetet po aty dhe nuk ka mbaruar, duke i lënë kështu pa fjalë të gjithë ndjekësit.

Në postimet e saj ajo tregon se ka kaluar pushime mjaft të bukura, ku si destinacion ka zgjedhur Mykonosin në Greqi, por jo vetëm.