Dy persona mbetën të plagosur në gjymtyrët e poshtme pas një konflikti për motive të dobëta në Tropojë. Më datë 26 qershor, shtetasi B.S. plagosi me armë zjarri tip pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B., 28-vjeç. Gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi i ngjarjes autori 49 vjeç ka qëlluar disa herë në drejtim të personave që nisën ta ndjekin.

Mirëpo të shtënat lanë pas edhe një të plagosur në këmbë, i cili ishte kalimtar i rastit. JOQ Albania ka siguruar videon nga momenti kur autori i dy plagosjeve ka qëlluar me armë në tentativë largimi. Ai shihet teksa hynë përmes disa makinave për të dalë në anën tjetër të rrugës me qëllim arratisjen.

Persona të ndryshëm e ndjekin nga pas duke tentuar ta godasin me gurë apo mjete të tjera rrethanore. Fatmirësisht të plagosurit u paraqitën në spital jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët në vendngjarje shkruajnë  se 49-vjeçari ka qëlluar disa herë në drejtim të një grupi njerëzish. Ndërkohë Policia e Tropojës ende nuk ka njoftuar arrestimin e autorit të ngjarjes së rëndë.

Përshëndetje JOQ… Në Tropojë para dy dite, ngjarja me dy të plagosun. Personi ka gjujt në turmë me armë 7 herë. Kanë qenë bashkë mbi 6 veta, dy i ka plagosur. Thonë që aty në Tropojë ky është vëllai i një polici. Po ju nisi dhe pamje të qarta nga ngjarja.” – shkruan qytetari në redaksinë e JOQ.