Moderatorja Arbana Osmani, e cila është shumë aktive në rrjete sociale ka treguar se këtë fundjavë kishte planifikuar të shkonte në Itali me partnerin e saj Eduart Grishaj dhe dy djemtë, por e anuluan.

“Kishim planifikuar që këtë fundjavë të shkonim në Itali me fëmijët, por djali i vogël papritur u sëmurë dhe na u desh që ta anulonin”, shkruan Arbana Osmani në ‘’InstaStory’’

Ndër të tjera moderatorja ka treguar se në mënyrë që pronotimet të mos shkonim kot ka dërguar mamanë e saj, ku dhe ka postuar një video të saj nga Roma.

“Gjithsesi, dërguam një përfaqësues të denjë të bëjë qejf që të mos na shkonim dëm pronotimet”, shkruan ajo.

Që pas përfundimit të “Big Brother”, familja ka pushuar, duke mbledhur energjitë përpara ardhjes në jetë të fëmijës së tyre.