Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore nga posti i Kryetares së Parlamentit.

Nga foltorja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka njoftuar se do të tërhiqet nga posti pas 3 vitesh në detyrë.

Nikolla njoftoi se largimi i saj ndodh për shkak të një situate personale shëndetësore, e cila ia bën të pamundur kryerjen e detyrës.

“Këtu mbyllet shërbimi im 3-vjeçar në krye të vendit si rezultat i një situate personale shëndetësore që ma bën të pamundur të kryej detyrën. Jam përpjekur të jap më të mirën çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së Parlamentit pa i hyrë kujt në hak në këtë sallë, Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër, ju siguroj s’e kam pasur qëllim. Fatmirësisht kur kam marrë edhe sulme verbale, më mbetet ndjesia e mirë e respektit që më keni dhënë.

Ju falënderoj të gjithëve, falënderoj administratën, punonjësit e shërbimit dhe ju uroj të gjithëve të keni angazhim dhe shëndet të plotë për të vijuar. Largimi im është i padëshiruar por i nevojshëm”, tha Nikolla.