Finalistja e Miss Anglisë është bërë ‘mbretëresha e parë e bukurisë’ që konkurron pa grim në historinë gati shekullore të konkursit të bukurisë.

‘Kjo do të thotë shumë për mua, pasi ndjej se shumë vajza të moshave të ndryshme përdorin grim ngaqë ndihen nën presion për ta bërë”,- tha Raouf në një intervistë për ‘Independent’, në Britani.

‘Nëse dikush është i lumtur me lëkurën e tij, nuk duhet të detyrohemi të mbulojmë fytyrën me grim. Të metat tona na bëjnë ata që jemi dhe kjo është ajo që e bën çdo individ unik’,- shtoi ajo.

Angie Beasley, drejtoresha e Miss Anglia, tha për CNN në një deklaratë të premten: ‘Ne prezantuam raundin e modelit ‘Bare Face Top Model’ në 2019-ën, pasi shumica e konkurrentëve po dërgonin imazhe të modifikuara, shumë të lyera dhe me shumë grim, ndaj donim të shihnim personin e vërtetë pas grimit’.