Një një “Pyetje & Përgjigje”, me ndjekësit në Instagram, Miss Universe Shqipëria 2021, Ina Dajçi, është pyetur nëse “do të rikthehej në konkurset e bukurisë”.

Përgjigjja është një “jo” e prerë dhe jo pa arsye.

“Është një vend i tmerrshëm për vajzat në shekullin 21”, thotë ajo.

27-vjeçarja shton:

“Duket si shumë qejf. Dhe ndonjëherë është, por vajzave po u ndodhin dëme serioze në prapaskenë!”

Miss Universe Albania u shpall në gusht të vitit 2021.