Aksioni i Forcave RENEA në Shijak, rreth zhdukjes së Ervis Martinajt, është komentuar në emisionin “Shqipëria Live” në “Top Channel”.

Ish-komisari i policisë, Dritan Zagani, ka thënë se policia është e vonuar, lidhur me këtë çështje.

“Përderisa kemi këtë shtet, policia është pasqyrë e këtij shteti. Përderisa kemi një ministër që thotë krimi sjell zhvillim, çfarë presim nga policia. Policia jo thjesht është e vonuar, por mund të përdoret edhe për propagandë për të kamufluar një tjetër gjë. Pse Martinaj ishte gjithmonë në komandë të lëvizjes së policisë? Komandonte shtetin me shumat marramendëse. Atë e ka marrë në qafë egoja e tij. Sa më thellë policia të shkojë, aq më shumë kupton se në çfarë llumi ka rënë.

Po të zbardhet e gjithë ngjarja, gjysma e drejtorëve të policisë përfundojnë në burg, gjithë shqiptarët janë të sigurt, por mua m’u dha mundësia ta them publikisht”, tha Zagani./