Policia e Kosovës, bën me dije se një vajzë dyshohet se është dhunuar në komunën e Pejës.

Përmes raportit 24-orësh, policia e Kosovësbën me dije se se viktima është shtetase e Shqipërisë dhe e njëjta ishte raportuar në Policinë e shtetit shqiptar si person i zhdukur.“Pejë. 08-09.12.2023 – 18:00-09:00. Nga njësitë policore në Pejë është gjetur viktima femër shtetase e Shqipërisë, e cila ishte raportuar në Policinë e shtetit të Shqipërisë si person i zhdukur”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lidhur me rastin e njëjta është dërguar në emergjencë për kontroll mjekësore, ndërsa nën dyshimin se ndaj të njëjtës është kryer vepra penale “Dhunim”, me urdhër të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim.