Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi direkt të emisionit “Zona Zero”, ku teksa të ftuarit në studio zhvillonin diskutimin e tyre mbi sulmet iraninane, papritur nga regjia janë dëgjuar disa ulërima.

Ulërimat kanë qenë shumë të forta saqë kanë habitur të ftuarin në studio, i cili ka ndaluar për pak sekonda.

Nga zërat identifikohen dy gra, të cilat debatojnë me tone të ashpra, por nuk dihen më shumë detaje se për çfarë konkretisht po zhvillohej ky konflikt.

Të ftuarit në studio të gjendur përballë kësaj situate të papritur kanë zgjedhur të “injorojnë” disi momentin, duke vijuar diskutimin, por qartazi duket sikleti në fytyrat e tyre, siç duket qartë edhe nga mimika e ish-drejtorit të policisë Erzen Breçani në video, i cili ishte i ftuar në studio.