Në seancën e sotme plenare, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim “shpërthyes”, ku e konsideroi opozitën si “një kope budallenjsh” që “budallallëkun e kanë në ADN”.

Lidhur me këtë deklaratë, Ramës i është përgjigjur Edi Paloka, deputet i PD.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Paloka tha se Ramën e kanë “rrahur dhe tallur” kur ishte i ri, ndaj ka këtë sjellje sot ndaj opozitës.

Pjesë nga biseda: 

Edi Paloka: Ky ka një problem të vjetër që në rini. E kanë rrahur, e tallte gjithë Tirana. Gjithë rinia e Tiranës, kur kalonte ky e tallnin dhe e rrihnin.

Ylli Rakipi: Po erdhi dita tju thotë juve budallenj të gjithëve. Budalla të ka quajtur edhe ty Palokë…

Edi Paloka: Kjo është pjesa e profilit të Ramës, që kur është përballë atyre që nuk ja kthejnë, bën këtë. Ka edhe nga ata që ja kthejnë edhe ndryshe. Ajo që është shqetësuese nuk është se bullizon Rama aty, sepse e ka bërë përherë. Por, realisht opozita nuk është në gjendje të përballet me këtë qeveri. Pas 25 prillit Rama ishte në siklet edhe sepse është qeveria më e korruptuar. Opozita ishte pregatitur me plane se si do të reagonte në shtator fort. Basha ishte pjesë e planeve, por pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Ne do të nisnim një betejë që Rama do ta kishte shumë të vështirë, nëse opozita nuk do të ishte në këtë gjendje.