Një ngjarje e rëndë është mundur të parandalohet në fshat Toplanë, Vau i Dejës.
Një50-vjeçar, Petrit Lufi ka kërcënuar me sëpatë dhe thikë gruan dhe 4 fëmijët e tij.
Policia raporton se ka qenë një tentativë për ti vrarë, shkaqet mbeten ende të pa qarta ndërkohë që 50-vjeçari ka ushtruar dhe dhunë ndaj tyre.
Ai është arrestuar dhe në si provë materiale janë marrë sëpata dhe thika me të cilën ai kërcënoi familjen.
Njoftimi i policisë:
Dhunoi bashkëshorten dhe 4 fëmijët e tyre të mitur, si dhe i kanosi ata për jetën, me mjete prerëse, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari, Petrit Lufi.
Sekuestrohen 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë).
Pas marrjes së njoftimit, mbrëmjen e djeshme, se një shtetas dhunonte dhe kanoste, bashkëshorten dhe 4 fëmijët e mitur, në banesën e tyre, në fshatin Toplane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.
Si rezultat është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i rastit, shtetasi P. L., 50 vjeç.
Gjithashtu, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 mjete prerëse (sëpatë dhe thikë), me të cilat i arrestuari kanoste për jetën, bashkëshorten dhe fëmijët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.