Një turiste polake ka ndërruar jetë në Durrës, pasi ka rënë nga hoteli ku ishte akomoduar për pushime.

Sipas policisë ngjarja ka qenë aksidentale.

‘Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i gjashtë i hotelit ku ishte akomoduar për pushime, shtetasja polake B. V., 55 vjeçe, banuese në Poloni, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia.