Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali ku një 43 vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u përplas nga treni. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën midis Bogliasco dhe Pontetto .
Sipas rikonstruksionit të parë të punonjësve të policisë hekurudhore, drejtuesi i trenit tha se ka parë vetëm në momentin e fundit viktimën e shtrirë në shina, një shtetas shqiptar në moshë të mesme, pa mundur të ndalojë në kohë trenin.
Sipas mediave italiane, shqiptari kishte zbritur në shina për të marrë një send që i kishte rënë.