
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në fshatin Oseckë, afër Leskovikut.
Një person është djegur totalisht në një kasolle/stallë. Mësohet nga informacionet paraprake se viktima është rreth 40 vjeç.
Ka qenë vëllai që ka lajmëruar policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për te kasollja.
Aty dyshohet se mund të ketë ndezur zjarr dhe nga pakujdesia flakët janë përhapur kudo, ndërsa 40-vjeçari është djegur brenda kasolles. Policia është drejt vendit të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave.