Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën ditën e sotme.
Mësohet se një grua ka lindur fëmijën e dhe e ka futur më pas në një valixhe. Për pasojë, foshnja ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 15 të qytetit ndërsa. Nëna e fëmijës, e cila ka probleme të shëndetit mendor, e ka lindur fëmijën në shtëpi ku jetonte e vetme.
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi K. A., (emigrant në Greqi) ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Korçë, se ka gjetur në banesën e tij, në lagjen nr. 15, Korçë, një foshnjë të pajetë.
Bashkëshortja e tij, e cila vuan nga sëmundje të shëndetit mendor është transportuar në maternitetin e qytetit, për ekzaminime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.