Sarande, hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me femijën e porsalindur.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash.

Mësohet se gruaja është shtetasja Mandolina Jashari, 35 vjeç nga Durrësi, e cila është hedhur bashkë me femijën e saj 1 ditësh.

Është transportuar në urgjencën e spitalit dhe po merr ndihmen e parë. Burimet bëjnë me dije se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes