Një grua 52-vjeçare nga SHBA është martuar 11 herë me 9 meshkuj të ndryshëm dhe thotë se nuk ka hequr dorë nga dashuria dhe kërkimi i “të duhurit”.

Monette ka qenë gjithnjë e tërhequr nga djemtë dhe fantazonte të martohej me shokët e të vëllait kur ishte ende e vogël. Ajo e njohu të dashurin e saj të parë në shkollë të mesme dhe u martua me të dy muaj më vonë pasi i kishte thënë së motrës se ai do të ishte burri i saj.

Por kjo nuk zgjati shumë dhe çifti u nda, e më pas Monette u martua me dikë me të cilin gjithnjë kalonte mirë. Edhe ky bashkim nuk pati rezultat, megjithatë ata e provuan sërish pak kohë pas ndarjes zyrtare. Problemet që ishin edhe më parë vazhduan të hynin sërish në martesën e tyre ndaj Monette i tha “po” një tjetri. Pavarësisht se ajo i donte shumë fëmijët e tij, dyshja nuk ia doli të ishte bashkë përgjithmonë.

“Bashkëshorti i pestë ishte një nga dashuritë e jetës sime. I gjashti dukej kaq i mirë dhe i këndshëm sa u martova me të dy herë”, tha Monette në një intervistë. Ndonëse zakonisht njerëzit ndalojnë te martesa e shtatë, për këtë grua nuk ishte numri i saj me fat.

“Numri tetë, e njoha në internet dhe një javë më vonë shkova në Vegas e u martuam. Numri nëntë ishte djali karizmatik dhe ai ndaj të cilit nuk duhet të tërhiqesh, por thjesht je. Numrin dhjetë e njihja që në fillore dhe është njeri shumë i mirë, por duhet të kishim qëndruar miq. Numri njëmbëdhjetë, s’dua as të nis me të, s’ka asgjë për të thënë”.

Monette ka pasur edhe më shumë mundësi martese, por nuk e ka bërë. Ajo ka marrë 28 propozime e gjithsesi nuk e ka humbur asnjëherë besimin në dashuri. “Asnjëherë nuk u martova duke menduar divorcin, çdo herë uroja të ishte i duhuri. Gjithë jetën time i kam detyruar këta meshkuj të ishin shpirti binjak imagjinar që kisha krijuar në kokën time. Tani nuk kam më nevojë të kërkoj për këtë”.

Momentalisht Monette është e lidhur prej dy vjetësh me John, një 57-vjeçar i cili ka qenë i martuar dy herë.