Një ngjarje e rëndë është raportuar në Londër të Britanisë së Madhe, sipas mediave vendase një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit me thikë.
Bëhet fjalë për të riun e identifikuar me emrin Emiliano Hasanpapaj, i cili u godit me thikë teksa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën e Berkshire Gardens, Palmers Green.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut, rreth orës 23:50, ku Hasanpapaj u dërgua në një spital të Londrës por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme, pasi ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Lidhur me ngjarjen policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar nën dyshimin për vrasje, por më pas është lënë i lirë me kush nën hetim policor për ngjarjen.