Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, në orët e para të këtij mëngjesi, 8 Prill. Roland Sinani, 43 vjeç, ka vrarë me armë zjarri nusen e vëllait të tij, shtetasen Migena Sinani dhe më pas veten.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 në Shkozë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të saj.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.