Laer Kurti 32-vjeç i vdiq policisë mbrëmë në duar. Ngjarja ndodhi në komisariatin nr. 3 në Tiranë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se i kërkoi të ndalonte dhe në momentin që nuk pranoi, por iku me vrap e ndoqi dhe e kapi.
Sipas policisë, i riu ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë shoqërimit dhe kur është dërguar në komisariat është njoftuar ambulanca.
“Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë” thuhet në njoftim.
Në këtë rast AMP ia hedh fajin ambulancës për vonesën, por së pari duhet të shpjegojë përse nuk e dërgoi direkt në spital kur shfaqi probleme, por e çoi njëherë në komisariat?