Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në twitter, mëngjesin e sotëm ka shkruar se nuk do të kishte rritje të pagave të pedagogëve deri kur të bëhej bilanci i kostove të paketës për mbrotjen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Ndërsa theksoi gjithashtu se nuk do të kishte “vetting” për pedagogët.

Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:

Mediat e angazhuara masivisht për ta paraqitur si masive protestën e një pakice pedagogësh,nën udhëheqjen e nongratave e të shiksave të tyre,flasin për gjoja një Veting që do bëka regjimi imagjinar për pedagogët! Asnjë Veting as do bëhet, as është thënë e as është e menduar.

Sa për rritjen e mëtejshme të pagave e përsëris, nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria!