Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Burrel, ku një fëmijë 4 vjeç ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi në qytetin e Burrelit.

Vogëlushi është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat në kopsht.

Stafi me anë të një mjeti privat e ka dërguar në spital, por i mituri fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës.

Mësohet se i mituri ishte ditë më parë me temperaturë dhe të vjella.