Është publikuar fotoja e dy prej tre personave që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, sulm i ndodhur në orën 8:30 minuta të mëngjesit. Autorët shihen duke u larguar me vrap, pasi e kanë lënë pa ndjenja avokatin Mëngjesi.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar dy persona, të cilët dyshohet se kanë djeni për ngjarjen. Njëri prej tyre raportohet të jetë vëllai i një prej autorëve. Ai po pyetet nga policia mbi të vëllain, për vendet ku ai frekuenton si dhe do kërkohet negociata me qëllim vetëdorzimin ne polici.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kopshtit 31, në zonën e ish-Bllokut ku avokati sapo kishte çuar fëmijën. Tre agresorët të veshur me zëza dhe me kapele, i zunë pritë, teksa Sokol mëngjesi po lëvizte në këmbë, në një zonë të frekuentuar nga shumë qytetarë e të mbuluar me kamera sigurie dhe e goditën disa herë në kokë duke e lënë pa ndjenja. Si pasojë e dhunës avokati Sokol Mëngjesi ka pësuar dy fraktura pas koke dhe dëmtime te zona e ballit për shkak të dhunës së ushtuar ndaj tij mëngjesin e sotëm. Po ashtu ai ka pësuar një hemorragji të vogël në tru. Gjendja e tij shëndetësore është rënduar dhe ndodhet në intubim.