
Pesë vëllezërit Mziu kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale lajmin e hidhur. Ata kanë humbur nënën e tyre.
Të gjithë i njohin vëllezërit Mziu, që janë shfaqur prej vitesh në muzikë dhe e kanë ruajtur origjinalitetin me të cilin edhe janë prezantuar që në fillimet e tyre.
Vëllezërit Mziu këndojnë bashkë, nuk ndahen asnjëherë dhe pasionin për këngën e kanë të madh.
I shohim në televizion, me këngë e videoklipe dhe përherë në një linjë me njëri-tjetrin. Ata, shfaqen thuajse me të njëjtat veshje që nga koka të kmbët dhe është pikërisht kjo që i bën ata edhe më të veçantë.