Deputeti i PArtisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar për njoftimin e dhënë nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim.

Sipas deputetit demokrat, një njoftim i tillë është i turpshëm, teksa shton se kryeministri Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka në dorë emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve.

Në një intervistë për emisionin “Task Force”, Salianji tha se qeveria i jep sinjale kujtdo se janë ata që vendosin se kush do jetë ambasador në vendin tonë.

Salianji: E kuptoni çfarë turpi është njoftimi i MPJ! Edi Rama kërkon të krijojë perceptimin sikur ka ndonjë rol në emërimin dhe shkarkimin e ambasadorëve amerikanë! Mendoj qe njoftimi eshte kunderpergjigje e qeverise për qëndrimet publike të ambasadores për moskapjen e pjesëve të pakapura të sistemit të drejtësisë, apo SPAK! Me këtë njoftim qeveria i jep sinjale kujtdo që mos dalin nga rrjeshti, që shiko, ambasadorja iken, Rama është ketu.

Është tentative e Ramës për te krijuar idene e nje regjimi të plotë, qe gjithcka varet prej tij!

Dhe jep mesazhin tjetër sikur këta idiotët që bëjnë këto përcaktojnë se kush do të jetë ambasadori amerikan në Shqipëri. E kuptoni çfarë logjike apo jo?