Reperi Marin Sterkaj, i njohur si Don Phenom ka zbuluar skenën që e ka tronditur. I ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’, reperi shkodran tha se ka parë në vitin 1997 se si është vrarë një person. Ai shtoi se atë ngjarje, do të donte ta fshinte nga memoria.
Pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: Nëse do të arrije të fshije përgjithmonë një skenë nga mendja jote, cila do të ishte ajo?
Don Phenom: Kam qenë 5-6 vjeç dhe ka qenë kohë e vështirë viti 1997. Kam parë një person duke vdekur. Ishte i plagosur.
Ester Bylyku: Të ka mbetur traumë?
Don Phenom: Jo traumë, por kur isha i vogël trembesha.