Zvicra ka mposhtur me rezultatin 3-2 Serbinë, duke siguruar në këtë mënyrë biletën për 1/8 e Botërorit “Katar 2022”.

Granit Xhaka tregoi një tjetër paraqitje fantastike dhe është shpallur nga FIFA lojtari më i mirë i ndeshjes pas përfundimit të lojës.

Ai kishte 69 prekje të topit, ndërsa në pasime ishte 95 për qind i saktë nga 55 i kompletoi 52. Xhaka krijoi një rast për shënim, fitoi katër duele, ndërsa nuk u driblua asnjëherë.