Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga ngjarja e rëndë në Potam të Himarës ku një skaf i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ka persona të cilët nuk i ka prekur aspak kjo ngjarje.
Këtë e tregojnë videot e nxjerra në rrjetet sociale, ku duken persona me motorë uji apo dhe skafe që vazhdojnë të futen në mes të njerëzve sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Një video e postuar së fundmi tregon një të ri me jetski që kalon me shpejtësi në det edhe pse fare pranë ka njerëz.