Dojna Mema tre vite më parë humbi të atin në moshë shumë të re. E ftuar në “Goca dhe gra”, moderatorja ka folur si rrallëherë në ekran për këtë çështje duke treguar se ajo i lutet të ëmës të njohë dikë tjetër, sepse kështu do të kishte dashur edhe i ati.
“Unë kam dashur realisht që mami të kishte dikë tjetër sepse jam e bindur që edhe im atë do të donte që ajo të gjente dikë. Sepse kur dikush të do fort fort fort, do të të shohë të lirë dhe të lumtur, kështu që i lutem Zotit çdo ditë që ajo të ketë dikë. Por mami nuk do, jo për çështje morali. Mami është një person shumë i pavarur, po e jeton shumë mirë këtë periudhë që është vetëm, pavarësisht se babi i mungon atë nuk e tremb vetmia. Por unë dhe motra ime do të donim që ajo të kishte dikë. Këtë do të kishte dashur edhe babi”, tha Dojna.