Deri pak kohë më parë imazhi i saj ishte tërësisht sekret. Flasim për Nikol, vajzën e moderatores Alketa Vejsiu. Vetë prezantuesja ka rrëfyer se është përpjekur që familjen ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Por sot Nikol është një zonjushë simpatike, që jo vetëm nuk zgjedh ta mbajë profilin e saj diskret, por edhe bëhet pjesë e jetës sociale të Tiranës. Ndonëse jeton dhe studion në Londër, vajza e Alketës gjen kohë për t’u rikthyer në Tiranë, ku tashmë është shndërruar në një personazh të njohur.

Bashkë me mamanë e saj ajo tashmë shkon në eventet që organizohet, duke ndarë kohën me disa nga personazhet më të njohur të showbizzit tonë. Në rrjetet sociale, Nikol tashmë është shndërruar në yllin e ri, ku ka vëmendjen e të gjithëve, jo vetëm si vajza e Alketës, por edhe si një zonjushë shumë simpatike.