Saga “Keisi-Stresi” vazhdon. Teksa dukej se çdo gjë kishte marrë fund mes tyre, postimet në “Instagram” dhe teksti i këngës së Stresit, thonë tjerët gjë. Kanë qenë fansat e artistit që kanë aluduar se kënga mund të jetë dedikim për ish-partneren, Keisin.

“Rrugët shumë të zbehta/ Por si ti kurrë nuk gjeta/ E kur ty të gjeta mua mu zgjat jeta… Shoqet mos i nij ato kanë shpirtin e zi/ Tu t’fol keq për mu, ato të japin mërzi…Edhe nëse m’ki harru kujt po i thua të du/Ti për mu ke maru, veten se gjen pa mu…Dashnia m’premtoj/ Amo unë s’ia kthej mbrapa/Unë jom pro saj derisa t’bjen nata”, thuhet në vargjet e këngës. Nga ana tjetër Keisi ka publikuar në “Instastory” një video me këngën dhe rrjeti tani u bë lëmsh.