IMG_9585

Shifra e shpendëve të regjistruar në 2025 janë më të larta se viti 2024 por janë ende larg mesatares shumëvjecare.

Ekspertët thonë se se rënia e numrit të shpendëve në vite lidhet me cilësinë në disa prej ligatinave shqiptare, rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe cënimet nga investimet ndërtimore rreth këtyre zonave.

Regjistrimi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë u krye në Shqipëri më datat 18-19 Janar në 34 ligatina të vendit dhe rezultatet sapo janë publikuar nga organizatat mjedisore dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura që u përfshinë në këtë proces.

Siaps regjistrimit të këtij viti në Shqiëpri u numëruan rreth 113 mijë shpendë që përfaqësojnë 61 specie të ndryshme të shpendëve ujorë në laguna, liqene natyrorë, rezervuarë të madhësive të ndryshme dhe ujëra të cekta detare. /gazetajonë