Kryeministri Edi Rama prej 3 ditesh ndodhet në Angli, aty ku u takua me kryeministrin britanik Rishi Sunak.Mirëpo, kreu i Qeverisë shqiptare u prit me një protestë nga një shqiptar në Londër.

Siç shihet nga video, teksa Rama zbret, një shqiptar bërtet me të madhe hajdut, e më pas i thotë kriminel.

Shqiptari, i cili kishte vendosur në trotuar flamurin shqiptar dhe një tabelë që shkruante ‘Edi Rama’, fyen kryeministrin shqiptar duke i thënë se bosat e drogës në Shqipëri shkojnë në Britani.

“O hajdut. Albanian criminal. Albanian mafia. Duhet të të vijë turp nga vetja. Të gjithë bosat e drogës vijnë këtu”, dëgjohet të thotë shqiptari i revoltuar në Britani.

@bossomi.shkoder♬ original sound – Boss Omi