Gjatë gjithë kësaj jave, emisioni “Stop” publikuar një ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik.

Një vajzë e vogël 3-vjeçare u dhunua në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet në mënyrë të tillë që u çua me këmbë të thyer në Spitalin e Traumës.

Para transmetimit, stafi i emisionit thirri babain e vajzës së vogël për ta njohur me pamjet e rënda në mënyrë që të mos njihej përmes ekranit me ato.

I ati i vogëlushes, i emocionuar tregoi për kalvarin nëpër të cilin i duhej të kalonte që nga momenti kur ndodhi incidenti. Ai thotë se po përpiqet për rehabilitimin e vajzës, e cila pas traumës ka treguar se e dhunoi edukatorja edhe pse më parë nuk fliste rrjedhshëm.

Saimir Kodra: Aty është ora 13:46. Kanë dalë nga pushimi, domethënë kanë ardhur për gjumë. Vajza si duket nuk ka gjumë në atë moment, sepse gjithë të tjerët po të shohësh fëmijët e tjerë, janë në gjumë. Ky është zëri i vajzës… Jo këtu nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është edukatorja që rri atje, kjo që vjen.

Saimir Kodra: Tani nga ky moment e deri në orën, në çfarë ore e keni marrë ju… Nga ky moment, kur e keni marrë vajzën? 3 e sa?

Babai i vajzës: Në 3:20 kemi mbërritur në kohë të shpejtë se s’kishim mundësi.

Saimir Kodra: Që e morët ju e çuat në spital…

Babai i vajzës: Në 3:20 po…

Saimir Kodra: Vajza pastaj vetëm qan në pamje, në video… dmth ky është momenti. E dëgjove zhurmën e asaj? Tashi unë nuk jam ekspert audio, as Genti, po unë kam përshtypjen, që… se falë Zotit, se ka Zot në të gjitha… që është pa mikrofon, është kamera ambientale, që dëgjohet. Tashi dome e pa prapë, apo jo?

Babai i vajzës: Jo, jo. S’dua të shoh asgjë!

Saimir Kodra: Mos e shif më! Prandaj të thërrita, se duhet ta…kur të dalë në transmetim në darkë, duhet ta kesh të qartë e ta dish.

Babai i vajzës: Është një fëmijë që ka mbajt shumë suport. A kupton? Edhe tani me këmbë të thyer në spital domethënë, për pak gjë, fillon e qesh. E kupton?

Saimir Kodra: Duhet me rujt qetësinë! E kupton? Sigurisht unë kam besim, se kjo nuk ka ku shpëton më…

Saimir Kodra: Vajza si është? Ankohet? E ke çuar tani te “Amerikani”.

Babai i vajzës: Po e kam çuar tek “Amerikani”.

Saimir Kodra: Njëri nga ju duhet të rrijë pa punë në këtë moment, që i bie normalisht të jetë bashkëshortja, të jetë afër vajzës… fazën e allçisë, rehabilimit mbrapa…

Babai i vajzës: Trauma, të gjitha…Çohet vajza në darkë, bërtet me të madhe edhe thotë “edukatorja”… Që vajza ime nuk flet plotësisht, por dy netët e fundit në Spitalin e Traumës filloi duke folur, siç flasim ne tani “edukatorja më rrahu”.

Babai i vajzës: Unë ngela kshu, u shokova fare, u përlota…

Saimir Kodra: Pas allçisë ëë?

Babi i vajzës: Pasi bëri allçinë që po e mbanim aty në vëzhgim që do dilnim për punë dite, foli, filloi duke folur fjalë të rrjedhshme edhe me sy mbyllur në gjumë.

Saimir Kodra: Si tha, edukatorja më rrahu tha, ë?

Babai i vajzës: Po? Rrjedhshëm fare!

Saimir Kodra: Po ja tek janë pamjet, s’ka rrejt goca e shkretë, ja ku janë!

Babai i vajzës: Po ta morësh, nuk flet dot ashu, nuk e thotë dot fjalën “edukatorja më rrahu”, në botë nuk e thotë, dot. Aty e tha.

Saimir Kodra: Ja, ku e pe vetë, se s’po du ta play-joj mo.

Babai i vajzës: Edhe “mbylle gojën, qepe gojën, mos e fut ke goja, bam-bam”… Saimir, unë punoj dy punë, nga ora 6 e deri në orën 8 të darkës. Mendova, që një kopsht privat do ishte ideal për vajzën time, që nuk i shtjellohen fjalët, nuk i thotë./klan