Personi në foto është Altin Morina, 43 vjeç, efektivi i repartit RENEA-s që u arrestua mesditën e sotme, pasi në automjetin “Audi” luksoz ku ai po udhëtonte u gjetën mijëra euro.

Ai u prangos në kuadër të operacionit të koduar ‘Fast’, falë inteligjencës informative.

Policia bën të ditur se makinën luksoze të Morinës gjatë kontrollit rezultoi se në sediljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nuk dihet ende burimi i këtyre parave.

43-vjeçari banues në Tiranë akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale, fshjehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.