Aktori i mirënjohur i humorit, Olsi Bylyku, festoi 24 vjetorin e tij të lindjes. Ai mblodhi miq, të afërm, familjarë e kolegë për të festuar ditën e tij të veçantë, ndërsa në rrjete sociale nuk munguan pamje nga festa e këndshme.
Mirëpo, u deshën disa video të shpërndara në rrjet të Olsit dhe partneres së tij, Egli Takos që festonin së bashku, që të gjithë t’i hidhnin sytë mbi barkun e Eglit.
Një pjesë e publikut mendoi se këngëtarja është shtatzënë, për shkak të barkut më të rrumbullakosur se zakonisht.
Mirëpo, kush tha se gocat duhet të jenë gjithmonë “fit”, që të mos u ngjallin të tjerëve dyshime shtatzënie? Për arsye të ndryshme, jo të gjithë jemi gjithmonë në formën më të mirë të mundshme tonën.
Këtë ka treguar edhe vetë Egli në një prononcim për “Iconstyle.al”, duke mohuar kështu zërat për shtatzëninë e saj.
Ajo dhe Olsi s’do të bëhen ende prindër tani për tani, ndërsa kanë të gjithë kohën përpara për të shijuar njëri-tjetrin dhe karrierën e tyre në ngjitje.