Ditën e sotme Egli Tako është “hapur” me ndjekësit duke treguar shumëçka nga jeta e saj personale.

Prej kohësh këngëtarja bashkëjeton me Olsi Bylykun dhe prindërit e tij. Gjtë intervistës virtuale në Instagram një ndjekës është bërë kurioz si ja del të bashkëjetojë me prindërit e partnerit dhe të ketë një marrëdhënie të mrekullueshme.

Egli nuk ka nguruar t’i përgjigjet fansit duke u shprehur se ajo nuk shquhet për durim, por secili mban venin përkatës.

“Si ia del të bashkëjetosh me prindërit e Olsit? Po të mbash marrëdhënien me të. Të lutem cili është sekreti. Ke durim ti?- shkruan ndjekësi.

“Unë nuk shquhem për natyrë e duruar, jam impulsive në shumicën e rasteve. Duke ditur çdokush pozicionin përkatës, nuk ka marrëdhënie që nuk funksionon,”-u shpreh Egli.