Einxhel Shkira dhe Dj Dagz prej disa ditësh kanë udhëtuar drejt Turqisë për pushimet e tyre.
Mbrëmjen e djeshme ata janë kujdesur që të “ri-krijojnë” një nga momentet e tyre më të bukura brenda shtëpisë së “Big Brother”, atë të darkës së tyre speciale si çift në dhomën e bardhë.
Në të njëjtën datë, me të njëjtat veshje dhe me gotën e verës në duar, Einxhel dhe Dagz vazhdojnë të jenë një çift po aq i bukur sa ditën e parë. Por këtë herë me disa ndryshme: darkën e tyre nuk janë të detyruar ta shijojnë brenda katër mureve dhe tanimë janë një çift i konsoliduar.