Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

E teksa tashmë çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, shumë thashetheme qarkulluan kohëve të fundit se moderatorja ishte në pritje të ëmbël dhe ky lajm tashmë ka rezultuar i vërtetë.

Sipas burimeve për “Prive.al” Einxhel dhe partneri i saj do të bëhen prindër së shpejti për herë të parë, kjo pasi ish-banorja është në javën e 16-të të shtatzënisë.

Dhe pse lajmet qarkullonin poshtë e lartë se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë, Einxhel i ka hedhur gjithmonë poshtë këto aludime. Megjithëse duhet të themi se fotot e fundit të publikuara nga moderatorja në profilin e saj në Instagram kanë ngjallur dyshime pasi Shkira shihet më pak provokuese me fotot e saj duke mbuluar pjesët e trupit, veçanërisht barkun.

Çifti e ka shprehur dhe më parë në intervistat e tyre se duan të krijojnë një familje sa më shpejt dhe duket se tashmë ka ardhur koha. Nuk dihet ende se kur do të ketë një konfirmim nga ana e dyshes për këtë lajm por duket se për momentin Einxhel dhe Dagz dëshirojnë ta mbajnë të fshehtë.