Einxhel Shkira po shijon shtatzëninë e saj me të mirat dhe të këqijat e veta. Por së fundmi ajo ka ndarë në “Instagram”-in e saj një problem që po e shoqëron kohët e fundit.
Moderatorja shprehet se një komshi i saj pi çdo natë lëndë narkotike (bar) dhe tymi futet në shtëpinë e saj, duke i shkaktuar përzierje stomaku.
Duke shfaqur shqetësimin dhe duke shpresuar që komshiu ta ketë “follow” në “Instagram” dhe ta shikojë thirrjen e saj, Einxhel shkruan:
“Çdo ditë, kryesisht në mbrëmje një komshi diku këtej rrotull pin bar… tymi hyn në shtëpinë time dhe më përzien stomakun për të vjellë! Prandaj, nëse rastësisht ndodh që më ke ‘follow’ do doja të të thoja: ‘kushdo e kudo qofsh ose leje barin ose shko pije nja dy pallate më tutje ndryshe si kemi mirë punët bashkë!'”- tha Einxhel në postimin e saj.