Gazetari Artan Hoxha publikoi në rrjetet sociale një video të një politikani shqiptar, i cili kishte shkuar me armë në funeralin e ish-Presidentit Bujar Nishani.
Hoxha nxori dhe një video të tijën, por nuk zbuloi identitetin e politikanit të armatosur në funeralin e Nishanit.
Por, burime të Gazeta Jonë bëjnë me dije se politikani që shkoi me armë në brez në një funeral është pikërisht ish-deputeti dh eish-zv.ministri i Brendshëm, Gent Strazimiri.
Ai ka një armë me leje nga policia, të cilan e mban kudo që shkon, qoftë edhe në funerale.
Nuk dihet nëse Strazimiri e mban “koburen” në brez sepse ndjehet i kërcënuar apo për hobi./GazetaJone