Gazeta Jonë mëson detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e mbrëmjes së djeshme në Bushat pasi u gjet një makinë tip Audi e blinduar që ishte qëlluar me plumba.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.

Paraprakisht dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër. Ndërkohë, Gazeta Jonë mëson se policia po verifikon pas informacioneve se në vendin e ngjarjes ishin jo dy por tre makina të blinduara.

Në momentin që është qëlluar automjeti ka qenë i ndaluar dhe pas shkëmbimit të zjarrit, drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.

Paraprakisht bëhet me dije se blindi i kapur në vendin e ngjarjes i përket një grupi kriminal në zonën e njohur si Dobraç në Shkodër. /GazetaJonë