Pak më shumë se një javë nga sulmi në veri kundër policisë së Kosovës janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që nga publikimi i pamjeve të stërvitjeve të agresorë 4 ditë pata aktit e deri tek numri më i saktë i tyre.

Në fillim  bëhej fjalë për një grup prej 30 personash e cila u saktësua nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla i cili u shpreh se numri i agresorëve është mbi 90-të.

Nga ky numër i madh janë arrestuar 8 persona ditën e sulmin dhe tre u vranë. Ditën e sotme u arrestua organizatori i sulmit, Milan Radojçiç.

Por lind pyetja se ku ndodhen pjesa tjetër e grupit pasi një pjesë e vogël e tyre është kapur dhe si arritën të largoheshim nga Manastiri i Banjskës?

Një ditë pas sulmit, agjencia e lajmeve “Asociated Press”, publikoi pamje ku shiheshin dhjetëra terroristë duke ikur nga Manastiri i Banjskës në drejtim të malit.

Pas pamjeve të publikuara, u ngritën dyshime se ka pasur negocim për krijimin e një korridori për ikjen e terroristëve që të mos ketë numër të lartë të viktimave.

Këto pretendime janë hedhur poshtë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai tha se terreni dhe përgatitja e tyre ushtarake u ka ndihmuar terroristëve që të ikin.

Sveçla ka bërë me dije se përmes aleatëve, do të kërkojnë që Radojiçiç dhe gjithë terroristët e tjerë t’i dorëzohen drejtësisë në Kosovë.

Policia e Kosovës është ende duke kryer hetime në zonën malore të Banjskës për gjetjen e armëve dhe personave të përfshirë.